E diel, 15 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Tre përbërësit që do të heqin edhe njollat më të vështira nga rrobat tuaja

Të gjithë jemi të vetëdisjhëm që disa njolla, si ato të yndyrës apo të frutave të caktuara, janë shumë të vështira për t’u hequr nga rrobat. As detergjentët më të mirë e të kushtueshëm nuk i pastrojnë ato siç duhet.

Por, mos u shqetësoni, ka disa truke që mund t’ju ndihmojnë t’i hiqni këto njolla me lehtësi. Ja se ç’mund të përdorni:

Sodë buke

Përgatisni një përzierje me 1 filxhan çaji sodë buke dhe 4 litra ujë dhe fusni rrobat në të. Pak minuta më vonë ju do të shikoni rezultatet. Më pas, lajini si zakonisht.

Reklamë

Uthull dhe limon

Një përzierje shumë efikase për pastrimin e rrobave. Ju duhet vetëm të shtoni 1 lugë gjelle uthull dhe 1 lugë gjelle lëng limoni te pastruesi juaj i zakonshëm dhe pastaj të lani rrobat. Kjo përzierje është shumë efikase në largimin e njollave, edhe pse ajo ka një erë të fortë.

Aspirinë

Merrni një enë me ujë dhe shtoni 6 aspirina të grimcuara në të dhe pastaj zhysni rrobat në përzierje për rreth gjysmë ore. Pas kësaj, lani rrobat me detergjentin tuaj të zakonshëm dhe ato do të jenë pa asnjë njollë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë