E mërkurë, 11 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Tre operacione antidrogë, kapen 238 kg hashash

238 kilogramë drogë u sekuestruan nga policia e shtetit gjatë katër operacioneve të ndryshme.

 

Ne operacionin e koduar Kurtaj, policia e Fierit arrestoi dy vëllezër, pasi në banesën e tyre u gjetën 86 kilogramë kanabis. Droga ishte vendosur në dy fuçi plastike dhe 5 thasë plastmasi. Altin dhe Teli Shyti kishin përgatitur hashashin, duke e ndarë në qese, ndërsa dyshohet se do e trafikonin në Itali. Gjithashtu atyre iu sekuestrua dhe një armë zjarri, 1 motoçikletë dhe një makinë.

 

Reklamë

Në Skrapar në një nga tunelet e fshatit Strot u gjetën 72 kilogramë kanabis sativa. Për rastin, policia e Beratit ka nisur hetimet për dy nga banorët e zonës, por për shkak të sekretit hetimor identitetet e tyre nuk bëhen të ditura.

 

Ndërkohë në Shkodër, gjatë operacionit “Forest 2”, policia arrestoi Florian Hysën 25 vjeç nga Malësia e Madhe. Sapo pa punonjësit e policisë, i riu braktisi automjetin në aksin rrugor Hot-Tamarë në të cilin u gjetën 7 thasë, në total me një sasi prej 76.2 kg lëndë narkotike marijuhanë.

 

Edhe në Gjirokastër një 61-vjeçar ra në prangat e policisë, pasi kishte fshehur në stanin e tij 4.5 kilogramë hashash. Muzafer Shkrepa banues në Kolonjë, u arrestua në flagrancë gjatë kontrolleve të policisë.

 

Më shumë video

Reklamë