Pas 3 ore diskutimesh grupi i negociatoreve per reformen zgjedhore ka gjetur ne parim konsensusin per 3 ceshtje; financimin e partive, kuoten gjinore dhe periudhen zgjedhore.

Mazhoranca dhe opozita kane rene dakord qe fondet qe buxheti i shtetit jep per partite politike te rritet por ende nuk eshte percaktuar raporti mes financimit publik dhe atij privat.

OERD BYLYKBASHI

NEGOCIATOR, PD

Ekspertët tashmë kanë marrë detyrën për të gjetur zgjidhjet përfundimtare në lidhje me raportet e financimit nëpërmjet një formule mikse, ku synimi kryesor i yni si opozitë ka qenë pikërisht reduktimi në mënyrë drastike i financimit privat dhe i shpenzimeve në fushata zgjedhore, në mënyrë që të pastrohet politika dhe fushata nga ndikime të paligjshme dhe interesa të paligjshme që vijnë dhe penetrojnë në fushatë nëpërmjet financimit.

DAMIAN GJIKNURI

NEGOCIATOR, PS

Qeveria ka marrë përsipër që të shtojë pjesën e financimit publik, pra të shtojë vlerën totale që do të jepet për fushatën e ardhshme zgjedhore në mënyrë që të rritet pesha dhe e financimit publik. Akoma kemi disa çështje që na ndajnë këtu, por përgjithësisht kapitulli i financimit të fushatës zgjedhore ka marrë dakordësim.

Mazhoranca dhe opozita kane rene dakord qe zgjedhjet e ardhshme te zhvillohen ne nje nga te dielat e periudhes 15 prill deri ne 15 maj.

Damian gjiknuri

Kjo, gjithmonë për të reflektuar në një farë mënyre edhe një kërkesë të kahershme të të gjithë aktorëve, mbi të gjitha të industrisë turistike që mendonte se fushatat shpeshherë ndërhynin me sezonin turistik dhe krijonin probleme.

Por te treja keto ceshtje per te cilat sot u arrit konsensusi, nuk kane qene nder ceshtjet e nxehta mes paleve.

Ne ditet e ardhshme grupi negociator do te perballet me sfidat reale qe kane  te bejne me kerkesat e opozites per aplikimin e teknologjise, propozimi i mazhorances per depolitizimin e plote te administrates apo perberja e kolegjit elektoral.

OERD BYLYKBASHI

Ajo që ne duhet patjetër të garantojmë është mbrojtja e zgjedhësit shqiptar që ai ta hedhë votën e lirë dhe në sekret të plotë. Është një rekomandim shumë i rëndë në fakt që ODIHR-i, i cili pasi konstaton se liria dhe sekreti i votës cenohet ka bërë rekomandimin e qartë se kjo duhet të merren masa për ta mbrojtur.

Duke perllogaritur numrin e ceshtjeve qe duhen permbyllur, afati i  31  majit duket i veshtire per tu respektuar.

DAMIAN GJIKNURI

Unë them se nëse punohet me intensitet ne mund ti realizojmë marrëveshjet e përgjithshme, parimet. Mund të marrë pak ditë kohë edhe për ti materializuar ato në drafte ligjore. Më e rëndësishme sesa data, ne kemi thënë që ka qenë vullneti dhe dakordësia politike.

OERD BYLYKBASHI

Ne do të provojmë të gjitha përpjekjet që brenda datës 31 maj të diskutojmë dhe të arrijmë në kompromis. Ditën e enjte do të kemi mbledhje me këto çështje që do të diskutojmë.

Nese respektohet afati i 31 majit, mazhoranca dhe opozita duhet qe deri te dielen te gjejne konsensus per: aplikimin e teknologjise ne zgjedhje per te cilen parimisht eshte rene dakord qe identifikimi biometric te realizohet ne te gjithe vendin, ndersa votimi e numerimi ne projekt pilot; duhet te gjejne konsensus per rolin e policise dhe prokurorise ne zgjedhje, per gjyqtaret qe do te jene pjese e kolegjit zgjedhor, per rinumerimin e votave dhe kerkesen e opozites qe ky te realizohet para shpalljes se rezultatit dhe ceshtja me kryesore si do te jete perberja e komisioneve zgjedhore, a do te kemi depolitizim te plote te tyre apo jo.

Dhe pervec ketyre ceshtjeve mbetet edhe kerkesa e Rudina Hajdarit per ndryshimin e sistemit dhe kerkesa e opozites per nje qeverise kujdestare para zgjedhjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *