E diel, 4 Tetor 2026 Eat And Traditë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Infermieret kërkojnë lirinë në Apel

Tre infermieret dhe sanitarja e “Shefqet Ndroqit” kanë kërkuar në Apel lirimin nga burgu

 

Reklamë

Infermieret Sheqerije Koçi, Mira Bushi, Sidorela Çela, si dhe sanitarja Rukije Hoxha e kanë ankimuar vendimin e Shkallës së Parë me pretendimin se nuk kanë bashkëpunuar me Tire Alldervishin e cila merrte para nga pacientët dhe familjarët e tyre.

 

Ato u lanë në burg me afat 45 ditë, pasi sipas gjykatës nuk ka prova mjaftueshme për të provuar fajësinë.

 

Në seancën gjyqësore të zhvilluar pak ditë u me pare u zbulua se 3 infermierët dhe sanitarja i kishin fshirë bisedat me Tiren në telefon çka shtoi dyshimet se kanë bashkëpunuar me të.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë