Merr fund liria për tre personat që dyshohet se kanë penguar zbulimin e ngjarjes së rëndë të 10 gushtit, ku mbeti i vrarë, Egli Proga.
Prokuroria e Korçës përgjatë dy muajve hetime ka gjetur prova të reja për Voltan Shulkun, Arian Manellarin dhe Leonidha Gucen që i përfshin ata direkt në ngjarje, duke urdhëruar policinë t’u vendosë prangat.
Lexo edhe :
Related Posts
Tashmë të tre personat ndodhen në qeli, në pritje për tu njohur me ndryshimin e masës së sigurisë nga detyrim paraqitje në arrest në burg të martën nga Gjykata e Korçës.
Më parë prokuroria e Korçës ndryshoi akuzën që policia fillimisht vendosi për ta, duke i kërkuar gjykatës së Korçës “detyrim paraqitje”, kërkesë e cila u la në fuqi edhe nga gjykata.
Pas reagimit të familjarëve për ndryshim të akuzës ndaj Denis Meçes, i cili akuzohet për “Vrasje Nga Pakujdesia”, prokuroria e Korçës ia hoqi dosjen prokurores Vasjana Postol, duke ja kaluar çështjen titullares se organit të akuzës, Dhorina Theodhori.
Fakti që ndryshon masa e sigurisë ndaj 3 personave të përfshirë në këtë ngjarje, lë të hapur mundësinë që edhe autori kryesor, Denis Meçe të hetohet për vrasje me dashje dhe jo vrasje nga pakujdesia, megjithatë do të jenë gjetjet e prokurorisë që do mund të çonin në një rikualifikim të veprës penale.










