Finalizohet në Vlorë operacioni policor “Bristani”, për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kontrabandim në drejtim të Italisë, të migrantëve nga vendet e treta.

Në përfundim të këtij operacioni, janë vënë në pranga 5 shtetas si dhe është shpallur në kërkim një tjetër.
Sipas njoftimit të policisë, në pranga janë vënë shtetasit

-K. Gj., 38 vjeç, banues në Vlorë;

-M. Sh., 61 vjeç, me shtetësi Egjiptiane;

-F. B., 36 vjeç, banues në Vlorë;

-R. H, 44 vjeç, banues në Tiranë;

-A. Ll., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit K. L., 28 vjeç, banues në Vlorë.

Nga hetimet dhe provat e siguruara ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë transportuar nga Tirana në qytetin e Vlorës 15 shtetas të huaj (egjiptian), duke i transportuar më pas në rrugë tokësore me automjet deri në qytetin e Orikumit, duke vijuar udhëtimin në këmbë deri në vendin e quajtur “Gjiri i Bristanit”, nga ky dyshohet se do të siguronin kalimin e tyre me mjete lundruese drejt Italisë, kundrejt shpërblimit monetar.

Vijon puna hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, me qellim identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *