E premte, 9 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:45 Në vijim ora 04:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Transportonin drogë nga Ekuadori të fshehur në kontejner me banane, arrestohet 3 shqiptarë në Itali, sekuestrohen 148 kg kokainë

Tre shqiptarë janë arrestuar ditën e sotme në Portin e Livornos, Itali, pasi trafikonin lëndë narkotike.

Sipas mediave të huaja, janë sekuestruar 148 kg kokainë.

Reklamë

Bëhet me dije se droga ishte fshehur në një ngarkesë me banane që kishte destinacion Zvicrën.

Nga të arrestuarit shqiptarë, dy prej të cilëve vëllezër, kishin hyrë ilegalisht në portin industrial të qytetit për të “mbledhur” lëndën narkotike të fshehur në një kontejner që mbërrinte nga porti i Guayaquil në Ekuador.

Reklamë

Siç shkruajnë mediat italiane, personat u identifikuan me anë të një skaneri, ku u gjetën rreth 139 pako brenda kontejnerit.

Për shkak se autorët nuk ishin banorë të Italisë dhe nuk kishin dokumente, ishte e vështirë për t’i identifikuar. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë