E diel, 15 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Transportohet drejt Tiranës për mjekim të specializuar i plagosuri në Vlorë

36 vjeçari, Eljus Thartori që u plagos me armë zjarr mbrëmjen e të premtes në ballkonin e banesës së tij në Vlorë, është transportuar drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

 

Ish-mësuesi i edukimit fizik mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

 

Reklamë

Ndërkohë janë shoqëruar nga policia për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen disa persona.

 

Eljus Thartori ka qenë i dënuar me 10 vite burg me akuzën e vrasjes me paramendim dhe armëmbajtjes pa leje. Ai jetonte jashtë vendit dhe nuk kishte shumë kohë që ishte kthyer në Vlorë.

 

Policia ka marrë pamjet nga kamerat e bizneseve rreth zonës për të bërë të mundur gjetjen e autoreve të ngjarjes. Ndërkohë një nga pistat ku po heton policia mbetet ajo e hakmarrjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë