Subscribe

Ne kontrollet thuajse te përditshme, inspektoret thonë se operatoret e linjave urbane janë kthyer në problematikë, duke nxjerrë si justifikim trafikun e rënduar.

 

Vonesa e autobusëve është një nga shqetësimet me te mëdha te qytetareve qe përdorin transportin publik ne Tiranë, ndërkohë qe edhe mbipopullimi i tyre mbetet shqetësues.

 

Ankesat e qytetarëve janë pasuar nga gjoba të shumta. Vetëm ne 2 muajt e pare te këtij viti janë vendosur 105 masa administrative, te cilat variojnë nga 20 deri ne 50 mije leke te vjetra.

 

Ne kryeqytet transporti publik mbulohet nga 10 operatore te ndryshëm me 20 linja autobusësh.

 

Por pavarësisht numrit te larte te linjave gjendja aktuale e shërbimeve te transportit publik me autobus, nuk i përmbush ende siç duhet nevojat ne lëvizje te popullatës.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *