Njohja reciproke e certifikatave për transportin e mallrave dhe tregtinë e lire, ka berë që zyrtarë të lartë të unionit të thërrasin në një takim në Vjenë përfaqësues të Kosovës dhe të palës serbe. Delegacioni i Kosovës udhëhiqet nga ministrja për dialog Edita Tahiri. Kjo e fundit ka njoftuar vazhdimisht zyrtaret e BE-se per mosnjohjen e këtyre dokumenteve në Serbi e rrjedhimisht bllokimin e tregtisë së lirë. Kjo ka sjellë dhe masën e reciprocitetit nga pala kosovare. Sipas Prishtinës zyrtare, nuk do te ketë heqje të kësaj mase per sa kohe nuk ka reflektim nga Serbia. Takimi i thirrur nga BE, do të zhvillohet në Vjenë për shkak të situatës së tensionuar në Bruksel pas sulmeve terroriste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *