E premte, 9 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Transmetimi i koronavirusit nga tubacionet? Evakuohen banorët e një ndërtese në Hong Kong

HONG KONG, CHINA - FEBRUARY 11: An official wearing protective gear stands guard outside an entrance to the Hong Mei House residential building at Cheung Hong Estate in the Tsing Yi district, on February 11, 2020 in Hong Kong, China. (Photo by Billy H.C. Kwok/Getty Images)

Ndërtesa me apartamente në Hong Kong u evakuua pjesërisht për shkak të frikës se virusi është transmetuar përmes tubave.

 

Reklamë

Zyrtarët shëndetësorë në Hong Kong evakuuan disa banorë nga një bllok apartamentesh pas shqetësimeve që dy persona kontraktuan koronavirusin përmes sistemit të tubacioneve të ndërtesës.

 

Reklamë

“Tubacioni që transferon jashtëqitjet është i lidhur me tubin e ajrit. Ka shumë të ngjarë që virusi në feçe të transmetohet përmes tubit të ajrit në tualet”, tha profesori KY Yuen gjatë një konference shtypi.

 

Zyrtarët shëndetësorë kanë konfirmuar të paktën dy raste të koronavirusit në një ishull të vogël banimi në Hong Kong.

 

Një pjesë e banorëve të ndërtesës u evakuuan ndërsa zyrtarët shëndetësorë dhe inxhinierët kryen kontrolle emergjente. Profesori Yuen tha se rruga e transmetimit nuk është ende e qartë, kështu që evakuimi është marrë si një masë paraprake për të mbrojtur banorët e ndërtesës.

 

Hong Kong tani ka 42 raste të konfirmuara të koronavirusit Ëuhan. Disa besohet se janë infektuar në vend.

Vazhdo të lexosh

Reklamë