Lola, Transgjinorja 25 vjeçare që ka pranuar hapur orientimin e saj seksual,ka qenë e ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus. Për herë të parë në një intervistë në televizion, Lola ka rrëfyer historin e jetës së saj që nga fëmijëria, varësia nga droga e deri tek marrëdhënia me djemtë. Ajo ka ndarë këshillat që i jep babai I saj teksa u shpreh se djemtë shqiptarë flirtojnë me transgjinorët por kur nuk u’a var, bëhen homofob.

“Pika e dobët e babit është “si të trajtojnë çunat” ngaqë është edhe djalë vetë edhe e njeh më mirë botën e meshkujve edhe kjo është pika e dobët e babit. Ka hall se ndonjëri mos më merr nëpër këmbë por unë jam e zonja e vetes edhe deri me sot nuk kam pasur asnjëherë eksperienca të këqija. Sa i përket të dashurve që kam patur kanë qenë njerëz të mrekullueshëm, madje kur marrëdhëniet kanë përfunduar ne kemi mbetur akoma shokë, me personat që kam patur. Nuk kam patur marrëdhenie të shumta sepse në një vend si Shqipëria duhet patur kujdes pasi mund të biesh në dorën e shumë njerëzve, në dorën e njerëzve që nuk janë të sigurtë me veten e tyre dhe të përbëjnë bullizëm.Frustrimi është shumë i madh dhe kjo është ajo gjëja që më vjen inat me shqiptarët, pjesa që janë ekstremë të frustruar. Nga njëra anë flirtojnë dhe në momentin kur nuk i’a kthen direkt veshin petkun e homofobit”, u shpreh ajo.

Lola, është ndalur edhe në një moment delikat në jetën e saj, atë të varësisë nga droga.

“Ka qenë një periudhë e shkurtër, një periudhë disa mujore dhe shumë domethënëse për mua  pasi çdo njeri ka arritur të prekë fundin e tij dhe për mua ky ishte fundi im. Ishte periudha që unë lashë gjimnazin dhe në qytetin ku unë banoja u vura goxha në qendër të vëmendjes. Fillova të mos dilja, të izolohesha për arsye që nuk i përballoja dot. Kështu që fillova të gjeja strehë tek ndonjë gotë verë, tek ndonjë cigare …”, deklaroi Transgjinorja Lola.

Sa i përket fëmijërisë, ajo ka treguar se asnjëherë nuk është ndjerë si djalë. “Një femër e burgosur brenda trupit të një mashkulli”, kështu ka zgjedhur ta përkufizojë jetën e saj Lola, Transgjinorja 25 vjeçare.

This slideshow requires JavaScript.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *