E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:25 Në vijim ora 02:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trajtim për rënien e flokëve në këmbim të votës/ Premtimi i pazakontë i kandidatit për president

Kandidati presidencial i partisë në pushtet në Korenë e Jugut, Lee Jae-myung shkaktoi një debat këtë javë, pas propozimit për lejimin e sigurimit publik të kujdesit shëndetësor, për të mbuluar trajtimin e rënies së flokëve.

 

Ai e bëri këtë premtim duke thënë se rreth 10 milionë njerëz vuajnë nga rënia e flokëve, por shumë prej tyre nuk i përballojnë kostot e trajtimit.

 

Propozimi i tij shkaktoi reagime të shumta. Lee Sang-ee, një profesor në shkollën mjekësore të Universitetit Kombëtar Jeju, tha se sigurimi kombëtar shëndetësor mund të lëkundet nëse shpenzon qindra miliarda dollarë për të mbuluar rënien e flokëve, kur është krijuar për të ndihmuar ata që vuajnë nga sëmundje serioze.

Vazhdo të lexosh

Reklamë