Një aksident tragjik ka ndodhur në Greqi ku një shtetas shqiptar ka humbur jetën.

 

Mësohet se një traktor ka dalë nga rruga, dhe më pas është përmbysur. Për pasojë ka humbur jetën shoferi me origjinë shqiptare, baba i një fëmije.

 

Mësohet se shqiptari do të bëhej baba për herë të dytë pasi gruaja e tij edhe pak ditë sjell në jetë foshnjën e tyre.

 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës shtatë të mëngjesit në një zonë kënetore në fushën mes Katoçit dhe Lesinit në Greqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *