Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur sot pasdite kryeqytetin. Sipas informacioneve të para të policisë, mësohet se dy persona janë gjetur të pajetë në banesën e tyre.

Sipas njoftimit zyrtar, nënë e bijë janë gjetur të pajeta në banesën e tyre në zonën e Kombinatit në afërsi të shkollës Myslim Keta, në rrugën HamdiCenoimeri.

Nga të dhënat paraprake dyshohet që nënë e bijë mund të jenë vetëflijuar. Dy viktimat janë ZH.J. 56 vjeçe dhe A.J. 30 vjeçe, ndërsa vajza tjetër me iniciale B.J. 34 vjeçe është dërguar rëndë në spital.

Policia ka mbërritur në vendngjarje ku po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *