E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Tragjike/ Babai përplas aksidentalisht me traktor djalin e tij, humb jetën 5-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të shtune në fshatin Sheqeras të bashkisë Maliq.

Një shtetas, identiteti i të cilit bëhet i ditur si Erjon Brahimllari, duke manovruar një mjet tip traktor ka aksidentuar djalin e tij 5-vjeçar.

Si fillim, djali është dërguar me shenja jete drejt spitalit rajonal të Korçës, por nga plagët e marra, ai nuk ka mundur të mbijetojë, duke ndërruar jetë vetëm pak minuta pas mbërritjes së tij në spital.

Mjeti me të cilin Erjon Brahimllari ka aksidentuar djalin e tij përdoret për të punuar tokat, ndersa aksidenti është bërë në oborrin e stallave.

Vazhdo të lexosh

Reklamë