E premte, 9 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:45 Në vijim ora 04:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tragjedia/ Pesë fëmijë të një familjeje vdesin nga zjarri

Një zjarr i rene brenda nje shtepie ka sjelle vdekjen tragjike te pese femijeve te nje familjeje në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana.

 

Reklamë

Autoritetet e qytetit thanë të hënën se zjarri ka përfshirë një shtëpi gjatë natës, duke shkaktuar vdekjen e pesë vajzave te mitura nga tre muajshe deri në 13 vjeçe.

 

Reklamë

Zyrtarët e shërbimit të emergjencës i thanë Radios Evropa e Lirë se zjarri ka shpërthyer gjatë natës kur të dy prindërit e vajzave kanë qenë në punë.

 

Zjarrefikesit shkuan ne vendngjarje me gati 1 ore vonese, kur gjithcka ishte shkrumbuar dhe tragjedia nuk mund te evitohej.

 

Babai dhe nëna e fëmijëve kanë marrë ndihmë nga psikologët ndersa autoritetet po hetojnë shkakun e zjarrit vdekjeprurës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë