Ambasada italiane në Tiranë falënderon autoritetet dhe qytetarët shqiptarë për solidaritetin e treguar në lidhje me tragjedinë e ndodhur të martën e Xhenova.

 

Përmes një njoftimi për mediat ambasada shpreh falenderimin për mesazhet e panumërta të solidaritetit dhe ngushëllimet për tragjedinë e ndodhur në Genova.

 

“Ambasada italiane c autoritetet dhe qytetarët shqiptarë për mesazhet e panumërta të solidaritetit dhe ngushëllimet për tragjedinë e ndodhur në Genova, që dëshmojnë dashamirësinë dhe afrimitetin mes dy popujve tanë. Teksa i bashkohemi dhimbjes së familjeve të viktimave, u shprehim ngushëllimet të afërmve të dy qytetarëve shqiptarë që kanë humbur jetën në këtë ngjarje të trishtueshme dhe të gjithë popullit shqiptar.”

 

Ndërkohë, bilanci i tragjedisë është thelluar në 39 të vdekur e 16 të plagosur, mes viktimave një fëmijë 8 vjeç, dy adoleshentë të moshës 12 dhe 13 vjeç dhe dy të rinj shqiptarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *