E enjte, 8 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Tragjedia në Tetovë, Manastirliu: Të gatshëm për të ndihmuar në këtë moment të vështirë

Ogerta Manastirliu, gjatë bisedës telefonike me homolegun e saj të Maqedonisë së Veriut, Venko Filipce, i ka shprehur ngushëllimet për qytetarët që humbën jetën në tragjedinë e Tetovës.

 

Reklamë

Ministrja e Shëndetësisë siguroi homologun e saj për gatishmërinë për t’i ofruar ndihmë në këtë moment të vështirë.

 

“Gjatë bisedës me kolegun Venko Filipce të Maqedonisë së Veriut, i shpreha ngushëllimet për qytetarët që humbën jetën në tragjedinë e Tetovës dhe e sigurova për gatishmërinë tonë, për të ndihmuar me të gjitha mundësitë dhe burimet tona, në këtë moment të vështirë për fqinjët tanë”, shkruan ministrja Manastirliu.

Vazhdo të lexosh

Reklamë