Subscribe

Tre minatorë humbën jetën në një nga minierat e kromit në zonën e Selishtës në Dibër.

Viktimat janë Ismail Hoxha, 64 vjeç nga Peshkopia me detyrë inxhinier dhe dy punëtorët Fatos Çesku 55 vjeç, e Rexhep Rushiti 33 vjeç, të dy nga Bulqiza. Ngjarja e rëndë ndodhi në malin e Balgjajt, pasditen e të mërkurës.

Tre minatorët ishin futur në galeri për të nxjerrë krom, por nuk mundën dot të dilnin prej aty. Ishin familjarët e inxhinierit ata që njoftuan policinë pasi nuk po mundeshin dot që të lidheshin me 64-vjeçarin.

Për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së infrastrukturës, trupat e pajetë u gjetën rreth orës 3 të mëngjesit të kësaj të enjteje.

Sipas banorëve të zonës, 33-vjeçari Rexhep Rushiti dhe 55-vjeçari Fatos Çesku kishin humbur kontaktet prej tre ditësh.

 

Viktima ka qenë prej tre ditësh i bllokuar. Nuk kanë komunikuar fare. Kur kanë shkuar dje i kanë nxjerrë nga galeria. Sipas të dhënave që kanë familjarët ata kanë qenë të pasiguruar dhe galeria ka qenë e mbyllur. Punonin në të zezë. Galeri e mbyllur nga shtetit. Por se për kë punonin nuk dihet. Për tre ditë kanë qenë të bllokuar nga masivi i dheut.

 

Ka tre ditë që nuk kemi pasur informacion. Mbrëmë nga televizori morëm vesh lajmin. Ne nuk e dimë se kush është pronari .

 

Ende nuk dihen shkaqet e vërteta të kësaj ngjarjeje, ndërsa sipas policisë, dyshohet se tre minatorët janë asfiksuar nga gazrat nëntokësorë.

Ndërkohë Vizion Plus mëson 64-vjeçari Ismail Hoxha, ka qenë pronar i galerisë së kromit.  Sipas informacioneve miniera ka qenë e mbyllur dhe është rihapur në muajin mars të këtij viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *