Subscribe

4 ditë pas shpërthimit  të fortë në Lushnjë, ku  humbën jetën  Roland dhe Elidon Hoxha, babë e bir, policia ka arrestuar 32 -vjecarin Leonard Gjini, i cili kishte rolin e përgjegjësit.

Ai akuzohet për shkeljen e rregullave të mbrojtjes në punë”, me pasoja të rënda.

Lexo edhe :

Related Posts

Sipas policisë 32-vjecari dyshohet se me mosveprimet e tij, duke qenë i autorizuar për kryerjen e ndërtimit të kapanonit, sipas kontratës së sipërmarrjes, ka lejuar kryerjen e punimeve, pa respektuar regulloret përkatese të sigurimit teknik, të disiplines teknike të mbrojtes në punë dhe nuk ka marë masa për zbatimin, duke sjellë pasoja të rënda.

Si pasojë e shpërthimit të fortë në kapanonin me lëndë djegëse, në lagjen “Karbunarë e madhe”, më datë 1 mars, përvec dy viktimave mbetën të plagosur edhe 7 persona të tjerë,  mes tyre deputeti i PS-së, Bujar Çela.

Hetimet e deritanishme tregojnë se tragjedia ka ndodhur për shkak të shpërthimit të bombulës së oksigjenit, shpërthim i cili shkaktoi edhe këputjen e linjes se tensionit të lartë.

Në dosjen e hetimit për ngjarjen e rëndë janë ngritur  tre akuza: ndërtim i paligjshëm pasi objekti ka devijuar nga leja e miratuar nga bashkia, shkatërrim i pronës nga pakujdesia dhe shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *