Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar pas tragjedisë në Ukrainë, ku humbën jetën 18 persona, mes tyre tre zyrtarë të lartë.

 

Xhaçka shprehet në mesazhin e saj se zemrat dhe lutjet tona shkojnë për popullin e Ukrainës.

 

Ngushëllime të sinqerta e të përzemërta për qeverinë dhe popullin e Ukrainës, pas humbjes tragjike të jetëve të Ministrit të Brendshëm Denys Monastyrsky, zyrtarëve të tjerë dhe civilëve, përfshirë fëmijë pas rrëzimit të helikopterit në afërsi të Kiev.

 

Zemrat dhe lutjet tona shkojnë për popullin e Ukrainës”, shkruan Xhaçka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *