E enjte, 8 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tragjedia në Indonezi/ Trajneri spanjoll dhe tre fëmijët humbin jetën gjatë mbytjes së anijes, shpëton gruaja dhe vajzat

Viktimat e mbytjes së anijes turistike në Indonezi janë trajneri spanjoll dhe tre fëmijët e tij. Sporti spanjoll është në zi prej ditës së sotme, pasi Fernando Martin, trajner i ekipit Valencia CF Femenino B, është një prej viktimave.

Martin humbi jetën së bashku me tre fëmijët e tij pas fundosjes së një varke turistike në brigjet e Indonezisë. Ata po udhëtonin me 11 persona të tjerë pranë destinacionit të njohur të Labuan Bajo. Shtatë persona, përfshirë katër anëtarë të ekuipazhit, arritën të shpëtonin.

Reklamë

Gruaja e Fernandos, Andrea, dhe vajza e tyre shtatëvjeçare, Mar, ishin më me fat, pasi mbijetuan gjithashtu. Klubi i Valencias i ka shprehur ngushëllime familjes.

“Jemi thellësisht të pikëlluar nga ndarja nga jeta e Fernando Martín, trajner i Valencia CF Femenino B, dhe tre fëmijëve të tij, pas një aksidenti tragjik detar në Indonezi, siç është konfirmuar nga autoritetet lokale. Në këtë moment jashtëzakonisht të vështirë, klubi shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe mbështetjen e plotë për familjen, miqtë dhe kolegët e tij”.

Reklamë

Varka u përmbys në valë që arrinin tre metra në Ngushticën e Ishullit Pandar, pranë ishullit Labuan Bajo, një destinacion popullor pushimesh.

Zona detare është e ekspozuar ndaj rrymave të forta dhe valëve të larta.

Aksidentet detare janë të zakonshme në Indonezi, një arkipelag me rreth 17,000 ishuj, shpesh për shkak të pajisjeve të pamjaftueshme të sigurisë ose kushteve ekstreme të motit.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë