E mërkurë, 30 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Tragjedia me 3 të vdekur në Bulqizë/ Basha: Ngushëllime familjes Tolaj

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë në fshatin Ostren të Bulqizës, ku humbën jetën nëna dhe dy fëmijët.

Nëpërmjet një mesazhi në “Tëitter”, lideri demokrat shpreh ngushëllimet më të thella familjes Tola, ndërsa i uron shërim sa më të shpejtë vajzës së vogël 10-vjeçare, e cila ndodhet në gjende të rëndë në spital.

Reklamë

 

“Me tronditje dhe dhimbje ndoqa lajmin për tragjedinë në Ostren të Bulqizës ku humbën jetën një nënë dhe dy fëmijët e saj. Shpreh ngushëllimet e mia të thella për familjen Tolaj dhe uroj shërim të shpejtë vajzës tjetër të familjes që po merr ndihmën mjekësore.”

 

Rajmonda Tola, së bashku me dy fëmijët, Rudina dhe Fajtoni humbën jetën mbrëmjen e së enjtes, si pasojë e rrjedhjes së gazit në banesën e tyre në Ostren.

Vazhdo të lexosh

Reklamë