Një tragjedi e vërtete mund të konsiderohet ajo që ka ndodhur mbrëmjen e së shtunes në parkingun e King Stadium të Leicester, ku u rrezua dhe mori flakë helikopteri ku ndodhej edhe presidenti I “dhelprave”.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 19:30 pas ndeshjes e premier league që leciester luajti ndaj Ëest ham.

 

Bosi I Leicester Vichai Srivaddhanaprabha do trë largohej si zakonisht me helikopterin e tij personal, por ai ka pësuar avari duke marre flakë nëajër e me pas evizjet e pakontrolluara dhe perplasja fatale ne parkingun para stadiumit qe pasoi me nje shperthim te forte, treguan dëshmitaret.

Për orë të tëra mediat e medha angleze por edhe nga autoritetet britanike ende nuk dhanë një  konfirmim zyrtar në lidhje me fatin e personave që kanë qënë në bord.

 

 

 

Megjithatë mesditën e të dieles, rrjeti I madh televiziv britanik sky sport bëri të ditur se ne bord kanë qënë 5 persona, me st cilëve dy pilotetet, presidenti I leciester, vajza e tij dhe nje person ende I paidentifikuar. Gjithnjë sipas sky sport, nga tragjedia nuk ka asnjë të mbijetuar.

 

Bota e futbollit anglez është shokuar nga kjo ngjarje ndesa priten me ankth njoftime mbi fatin e këtyre persoinave ndonëse pak gjasa ka qënë të ketë të mbijetuar.

 

Vichai Srivaddhanaprabha 60 vjec është njeri I 4 më pasur në Tailandë dhe I 11 në botë sipas revistes Forbes me 4.2 miliard dollar pasuri. Ai e bleu klubin anglez në 2010 dhe arritir një sukses historic në 206 duke e shpallur kampion në premier league duke sfiduar emrat big të futbollit të këtij vendi.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *