E pabesueshme ajo që ka ndodhur në një kompleks sportiv. Një vajze e vogël ka gjetur vdekjen pasi është goditur në kokë nga një top golfi ne SHBA.

Dhe ajo që e bënmë të rëndë tragjedinë është fakti që topi I golfit u godit nga babai I vajzës fatkeqe.

Ngjarja e rëndë ndodhi të hënën në mëngjes në qytezen Orem të Utah. Një person po bënte praktike që në mëngjes  në  kompleksin sportive “Sleepey Ridge Golf Course”.

Ai kishte marrë me vete ne këtë seancë stërvitore golfi edhe vajzën e vet 6 vjece e cila po qëndronte brenda në makinën e hapur të golfit në një cep të kompleksit.

Rutina e përditshme stërvitore për fat të keq këtë herë ka përfunduar në tragjedi. Babai ka goditur shumë keq me force topin e golfit duke e dërguar në kokën e vajzës së tij.

 

 

6 vjecarja është derguar me urgjencë në spitalin e fëmijëve Salt Lake City, por për fat të keq ishte shumë vonë.

Policia lokale mberriti shpejt në vendngjarje por pas hetimeve të kryera, nuk u ngrit asnjë akuzë ndaj babait, pasi ngjarja konsiderohet një aksident.

Megjithatë ai do të duhet të jetojë përjete tashmë me idene se qe shkaktari I vdekjes së vajzës së tij 6 vjece.

Në historine e këtij sporti, raste që të paktën njihen për ngjashmërinë me këtë incident janë regjistruar në tetor 2017 dhe shkrut 2018, të dyja raste në SHBA ku topi I golfit I ka sjell vdekjen dy personave të tjerë në mënyra krejtësisht aksidentale.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *