E diel, 15 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 02:55 Në vijim ora 02:55: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tragjedi në Rumani, 19-vjeçarja humb jetën pasi sulmohet nga ariu

Një 19-vjeçare e identifikuar si Maria Diana vdiq tragjikisht në Rumani kur u sulmua nga një ari. E reja kishte shkuar për një shëtitje në mal me partnerin e saj bëjnë me dije mediet e huaja.

Mësohet se 19-vjeçarja ka telefonuar autoritetet kur ariu i kapi këmbën dhe e tërhoqi zvarrë në një shkëmb 200 metra.

“Ajo ishte e tmerruar. Mund të dallohej nga tensioni në zërin e saj. Ajo po bërtiste ‘ariu po më afrohet gjithnjë e më shumë’, tha shefi i shpëtimit Dan Banu.

“Gjithçka ndodhi drejtpërdrejt. Partneri i saj na tha se ariu e kishte kapur vajzën nga këmba dhe në një moment e humbi nga sytë”, ka përfunduar Banu duke përshkruar momentet tragjike.

Reklamë

Kur shpëtuesit, të cilët më në fund vranë ariun sepse u përpoq t’i sulmonte edhe ata, iu afruan trupit të 19-vjeçares, kafsha e madhe rrethoi trupin e pajetë të vajzës.

Sipas partnerit të 19-vjeçares , të dy ishin nisur drejt Spumoasa Falls kur u shfaq ariu.

“Nuk e prisnim këtë. U përpoqa të trembja arushin, por ndodhi kjo ngjarje tragjike. Do të doja të isha në vendin e saj”, tha ai për një kanal rumun. Vihet re se Rumania është shtëpia e popullsisë më të madhe të arinjve të murrmë jashtë Rusisë, me numrin e tyre të vlerësuar në 8,000./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë