E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tragjedi në një familje në Greqi/ Motra vret vëllanë, më pas vetëvritet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Heraklion të Greqisë, ku motra ka vrarë vëllanë, e më pas ka kryer vetëvrasje.

 

Më herët, mediat greke raportuan se ishte 34-vjeçari ai që qëlloi fillimisht drejt motres së tij, por ngjarja mori një kthesë tjetër.

 

Reklamë

Ekspertët arritën në konkluzionin se plaga e të riut është shkaktuar nga një distancë prej rreth 1.5 metrash.

 

Mësohet se vëlla e motër kanë qenë në gjendje të rënduar psikologjike gjashtë muajt e fundit, për shkak të humbjes së nënës së tyre, e cila humbi jetën pas një beteje të vështirë me kancerin. Ata u gjetën të pajetënë banesë nga vëllai i tyre.

 

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbuluar arsyet e ksaj tragjedie, ku deri tani janë marrë dëshmitë e fqinjëve, të cilët shprehen se kanë qenë të qetë dhe nuk kanë sjellë probleme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë