E premte, 2 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tragjedi në Itali, 37-vjeçari shqiptar përplaset nga treni, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, 10 mars në Milano.

Sipas mediave italiane, një 37-vjeçar me origjinë shqiptare është goditur nga treni.

Reklamë

Aksidenti ndodhi rreth orës 10:00 në linjën hekurudhore midis via Imbonati dhe via Valeggio.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë ekipet e shpëtimit, por fatkeqësisht 37-vjeçari shqiptar humbi jetën.

Sipas policisë, burri po ecte përgjatë argjinaturës hekurudhore dhe iu afrua një treni në lëvizje.

Policia italiane po heton për të përcaktuar shkaqet  e tragjedisë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë