E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Tragjedi në Gramsh, vdes nxënësi i klasës së 9 pas sherrit me thika në shkollë

Një adoleshent ka humbur jeten ne  në gramsh kete marte pas një konflikti me thika me bashkëmoshatarë të tij.

 

Nxenesi i klases se nente eshte goditur disa here me thike ne nje nga lagjet e qytetit pasiu fillimisht ishte konfrontuar fizikisht me nje grup bashkemoshataresh.

 

Reklamë

Adoleshenti ka ndërruar jetë në spital për shkak të plagëve të rënda.

 

Ndërkohë që një tjetër nga nxënësit e përfshirë në konflikt ka mbetur i plagosur.

 

Sipas mjekëve ai është jashtë rrezikut për jetën por eshte nisur drejt spitalit të traumës në tiranë për mjekim të specializuar.

 

Policia ke bere te ditur se janë shoqëruar në komisariat, 4 adoleshente mes te cileve eshte edhe adoleshenti i cili ka goditur me thike.

 

Ata janë duke  u marrë në pyetje nga specialistët për hetimin e krimeve, në prani të prokurorit, të psikologut dhe të prindërve të tyre.

Më shumë video

Reklamë