E enjte, 24 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Tragjedi në Floq, punëtori indian humb jetën në vendin e punës

Korçë – Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në fshatin Floq, ku një shtetas indian ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta, teksa punonte pranë një guroreje në këtë zonë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Sipas burimeve paraprake, pritet të merren në pyetje administratorët e gurores dhe kolegët e viktimës për të sqaruar dinamikën e ngjarjes.

Deri tani nuk ka diçka zyrtare mbi rrethanat e sakta të aksidentit, ndërsa policia vijon hetimet për të përcaktuar shkakun e kesaj ngjarje./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë