Një 70-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri për vdekje djalin e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur brenda një familjeje në Ryzia Kilkis të Greqisë.

 

Pas krimit, autori është vënë nën pranga dhe është dërguar në komisariatin e policisë ku është marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen e rëndë. I biri, 43 vjeç, ka ndërruar jetë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është dërguar në morgun e spitalit, ku po i kryhet autopsia.

 

Shkak raportohet se është bërë një sherr mes tyre, si pasojë e mosmarrëveshjeve të shumta familjare që kanë pasur kohët e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *