Nëntë fëmijë janë vrarë në Afganistanin juglindor nga një shpërthim mine tokësore që daton nga lufta me Bashkimin Sovjetik në vitet 1980, tha sot një zyrtar në provincën Ghazni.

“Nëntë fëmijë u vranë të dielën nga shpërthimi i një mine tokësore, që daton nga pushtimi rus, me të cilin ata po luanin”, tha Hamidullah Nisar, drejtor i agjencisë së informacionit dhe kulturës të provincës.

Policia e Ghaznit tha në një deklaratë se fëmijët e vrarë në rrethin Geru ishin pesë vajza dhe katër djem të moshës katër deri në dhjetë vjeç.

Gjithashtu të dielën, një fëmijë tjetër u vra në provincën perëndimore të Heratit nga një shpërthim municionesh që plagosi pesë të tjerë, tha policia në llogarinë e saj në X. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *