E mërkurë, 7 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Tragjedi e dyfishtë në Lezhë, 42-vjeçari humb jetën në dyqan! Nëna nuk duron dot lajmin e hidhur, i jep fund jetës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë rreth orës 19:30 të mbrëmjes së djeshme, në lagjen Gurra.

Policia bën me dije se 42-vjeçari Aleksander Marku është gjetur pa shenja jete në dyqanin e tij me vegla pune. Nga veprimet e para hetimore nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Reklamë

Sakaq, nëna e tij, Prene Marku, 72 vjeç nuk ka duruar dot lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të të birit dhe i ka dhën fund jetës.

“72-vjeçarja pas marrjes së lajmit për humbjen e jetës së djalit të saj, në gjendje të rënduar psikologjike, dyshohet se ka varur veten e cila  u gjet e pajetë nga familjarët në ambientet e banesës në fshatin Lalm i Ri, Lezhë”, njofton policia.

Trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për kryerjen e ekspertizës mjekoligjore dhe përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë