E mërkurë, 25 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Trafiku i 137 kg kokainë në Portin e Durrësit/ SPAK përfundon hetimet, 3 të pandehur në gjykatë

SPAK ka përfunduar hetimet për çështjen e për dosjen e 137 kg kokainë e ardhur nga Pireu i Greqisë dhe e kapur në portin e Durrësit.

Për këtë çështje janë marrë të pandehur 3 persona: Gentian Malindi,  organizator i akuzuar për trafikim të narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, i cili është në arrati, si edhe dy bashkëpunëtorët Altin Myslihaka dhe Adrian Bega.

Sipas SPAK, tre të pandehurit janë bashkautorë në trafikimin e një sasie lënde narkotike të llojit kokainë, të sekuestruar në 4 kontenierë, të cilët vinin nga Ekuadori në drejtim të Shqipërisë, duke kaluar tranzit në portin e Pireut, Greqi.

Ndërkohë është ndarë procedimi penal dhe vazhdon kryerja e veprimeve hetimore edhe për bashkëpunëtorë të tjerë në kryerjen e këtyre veprave penale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë