Kronikë
Trafikonte emigrantë në Britaninë e Madhe, shqiptari kapet në Holandë

Policia holandeze ka arrestuar një 24-vjeçar shqiptar, i cili akuozhet për trafikim të qenieve njerëzore drejt Britanisë së Madhe. I riu u kap pas një kontrolli të pasaportës në fshatin holandez, Hoek.
Ai ka qenë i dënuar më parë në Belgjikë për të njëjtën akuzë, për drejtimin e një organizate kontrabandistësh, me anë të së cilës dërgonte emigrantë në Mbretërinë e Bashkuar.
24 vjeçari do t’i dërgohet drejtësisë belge për të kryer dënimin me burg, i cili është 5 vite.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




