GJKKO ka lënë në fuqi masat “arrest në burg” për 10 të arrestuar për grupin kriminal të trafikantëve të kokainës.
10 persona ranë në pranga gjatë operacionit të SPAK dhe Policisë së Shtetit, që çmontoi një rrjet trafiku droge që trafikonte kokainë nga Amerika Latine. Lënda narkotike përpunohej në Shqipëri dhe destinacioni më pas ishte trafikimi në vendet e BE.
Hetuesit sekuestruan tonelata me lëkurë gjedhi të importuar dy muaj më herët, 6.1 kilogram kokainë të pastër, 89.5 përzies për solucione të lëngshme për drogën, pajisje laboratorike, 3 automjete, 22 telefona si dhe shuma të mëdha parash në euro, lekë dhe monedhë kolumbiane.
Shtetas shqiptar:
- Geis Fejsullai 42 vjeç, banues në Tiranë
- Klajdi Birçe 40 vjeç, banues në Tiranë
- Artion Caushllari, 37 vjeç, banues në Tiranë
- Endi Sejdini 25 vjeç, banues në Krujë
- Aldi Zonja 37 vjeç, banues në Tiranë
- Ismail Abdurrahmani, 51 vjeç, banues në Shkodër
- Baki Huqi, 57 vjeç, banues në Durrës
Shtetas të huaj:
- Hiëlen Ledezma Narvaez 41 vjeç, shtetas kolumbian
- Joze Ramon Zacarias Vasquez 35 vjeç, shtetas venezuelian
- Samuel Alfonso Moreno Serrano 42 vjeç, shtetas venezuelian
Ndërkohë, hetimet vijojnë pasi ka dyshime për të tjerë të përfshirë në trafik droge. /vizionplus.tv





