E hënë, 21 Shtator 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Trafikonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy vëllezër dhe një 29-vjeçar

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona, pasi akuzohen se transportonin emigrantë të paligjshëm drejt vendeve të BE-së, dy prej të cilëve janë vëllezër.

Në pranga përfunduan dy 25-vjeçarë me iniciale F.M vëllezër me njëri tjetrin, si dhe një 29-vjeçar me iniciale E.T. banues në Dibër.

Mësohet se ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin organizonin trafikimin e emigrantëve nga Lindja e Mesme nëpërmjet Shqipëri-Greqi në drejtim të Tiranës dhe më pas në drejtim të Kukësit.

Kundrejt fitimit, ata i ndihmonin emigrantët për të kaluar drejt vendeve të BE-së.

Vazhdo të lexosh

Reklamë