Vendi
Trafikonin armë nga Shqipëria drejt Italisë, arrestohen dy persona

Shërbimet e Policisë Kufitare Durrës, kanë goditur një rast të trafikimit të armëve e municioneve nga Shqipëria në drejtim të Italisë.
Reklamë
Operacioni u zhvillua pas informacioneve të marra nga policia në rrugë operative ndërsa në pranga kanë rënë shtetasit A.F. 30 vjeç dhe R.H., 23 vjeç të dy banues në Fier.
Këta shtetas u arrestuan pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në mjetin autobus tip Sprinter të linjës Durrës-Bari, që drejtohej nga shtetasi A.F., gjeti në bagazhet e shtetasit R.H., një karikatorë automatiku e mbushur me 30 fishekë të kalibrit 7.62 mm; si dhe një pako me 20 fishekë model 56 të kalibrit 7.62 mm.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




