E diel, 4 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Trafikoi 613 kg kokainë, tani kërkon pafajësi/ Arbër Çekaj ankimon 14 vitet e burgut

Arber Çekaj ka ankimuar vendimin e gjykatës së  posaçme për dënimin e tij me 14 vite burg  për 613 kg  kokainë të kapur në portin e Durrësit.

 

Reklamë

Çekaj kërkon pafajësi duke pretenduar se nuk  ishte i përfshirë në rrjetin e trafikut te drogës.

 

Sipas tij vendimi i togave te zeza nuk është bazuar ne vlerësimin e drejtë të provave.

 

Cekaj i  ka mohuar akuzat për ngjarjen e 2018, kur brenda një kontejneri bananesh u gjetën 613 kg kokainë të ardhura nga Kolumbia, që kaloi nga italia, në portin e Durrësit dhe më pas në magazinën e tij.

 

Prokuroria kërkoi 21 vjet burg kërkesa e cila u pranua edhe nga gjykata por për shkak të gjykimit të shkurtuar Çekaj përfitoi ulje të dënimit me një të tretën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë