E diel, 15 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Trafik i rëndur në Vlorë, radhë kilometrike në Lungomare dhe në Transballkanike

Pushuesit që kanë zgjedhur Vlorën për të kaluar këtë fundjavë janë përballur me trafik të rënduar. Zonat më problematike sa i takon qarkullimit ishin Lungomare dhe rruga Transballkanike.
Rritja e ndjeshme e numrit të vizitorëve që kanë zgjedhur bregdetin për të pushuar ka ndikuar në rëndimin e trafikut rrugor.

Edhe në Lungomare, edhe në rrugën Transballkanike ka pasur forca të shtuara të Policisë Rrugore dhe të Rendit, të cilët janë angazhuar për të lehtësuar lëvizjen dhe për të mbajtur situatën nën kontroll.

Por tashmë që sezoni turistik ka nisur për qytetin e Vlorës, pritet që edhe në fundjavat e ardhshme pushuesit të përballen me të njëjtën situatë.

/vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë