E enjte, 8 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Trafik i rënduar në akset Tiranë-Korçë dhe Tiranë-Vlorë, Policia Rrugore në gatishmëri të plotë

Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Elbasan kanë intensifikuar masat dhe janë në gatishmëri të plotë për menaxhimin e qarkullimit rrugor, për shkak të fluksit të lartë të automjeteve që lëvizin nga Tirana në drejtim të Korçës dhe Vlorës, si edhe anasjelltas.

Si pasojë e këtij fluksi, parashikohet trafik i rënduar dhe qarkullim i ngadalësuar.

Reklamë

Patrulla shtesë janë vendosur në pikat me ngarkesë të lartë trafiku, me qëllim parandalimin e bllokimeve dhe garantimin e një qarkullimi sa më të rrjedhshëm dhe të sigurt për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që do të qarkullojnë në drejtim të Vlorës dhe Gjirokastrës, që kur është e mundur, të përdorin rrugë alternative, për të shmangur ngarkesën e lartë të trafikut dhe vonesat në lëvizje.

Reklamë

Policia Rrugore u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë durim, të respektojnë distancën e sigurisë, të qëndrojnë në radhë dhe të shmangin parakalimet e gabuara, të cilat mund të kthehen në burim aksidentesh ose bllokimesh të qarkullimit.

Njëkohësisht, janë forcuar masat parandaluese kundër aksidenteve rrugore, përmes monitorimit të akseve rrugore me automjete inteligjente, radarë automatikë dhe patrulla të lëvizshme, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë