Subscribe

Neglizhenca e autoritetit rrugor për marrjen e masave paraprake në menaxhimin e qarkullimit të mjeteve, ka bërë që akset bregdetare të paralizohen nga trafiku i rënduar. Rradha e makinave arriti në disa kilometra kete te djele por duket se Vlora, Shëngjini si dhe Durrësi kane qene zonat me problematike. Ekspertët shprehen se minimalisht duhet të mos qarkullojnë mjetet e tonazhit të rëndë.

 

ISLAM QIBINI

ESKPERT I SIGURISE RRUGORE

Policia Rrugore sëbashku me Autoritetin Rrugor duhet të planifikojnë dhe të bëjnë një studim me qëllim që në pikun e trafikut të ketë një qarkullim normal të mjeteve. Nuk duhet të qarkullojnë mjetet e tonazhit të rëndë, pra ato kategori që pengojnë qarkullimin e mjeteve apo kanë shpjetësi të ulët. Kjo për qëllim që gjatë sezonit turistik të krijojmë lehtësira.

 

Por edhe punimet që kanë nisur në prag të këtij sezoni turistik, janë burim për trafikun. Qibini shton se nderhyrja duhet të ndalohet të paktën gjatë stinës së verës.

 

Duhet të fillonin punimet më përpara gjatë peridhës së janarit deri në prill, pra kanë një kohë të mjaftueshëm për të bërë këto riparime dhe ristrukturimin e këtyre segmenteve rrugore. Sidomos në sezonin turistik, këto punime duhet të ndalohen.

 

Sipas Qibinit nese rruga e Ndroqit nëse do të ishte riparuar do të evitonte trafikun drejt Durrësit dhe jugut te vendit. Ndërkohë edhe vendosja e terminalit ndërqytetas në kthesën e Kamzës për ekspertin është një gabim që ndikon në shtimin e qarkullimit.

 

Në segmentin rrugor Plepa-Ndroq-Tiranë në rast se do të ishte rikonstruktuar më përpara dhe në qoftë së terminali i autobusave nuk do të ishte ku e kanë vendosur sot, pranë kthesës së Kamzës, por të ishin vendosur diku mes Kombinatit dhe Vaqarrit. Kjo do të krijonte një lehtësim të lëvizjes së automjeteve.

 

Hapja e By-Passit të Vlorës gjatë muajit korrik, pritet që të përmirëosë trafikun në vijnë bregdetare të jugut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *