Tre persona u kapën në flagrancë duke transportuar 12 emigrantë të paligjshëm këtë të mërkurë.

 

Policia njoftoi se të arrestuarit, të moshave 38, 26 dhe 63 vjeç, ishin nisur nga Gjirokastra drejt Tiranës për të strehuar përkohësisht klandestinët në një hotel.

 

Ata ishin ndarë në tre makina. Hoteli ku strehoheshin emigrantët ishte në Laprakë, për t’i transportuar ata më pas drejt Malit të Zi. Destinacioni final i refugjatëve ishte Bashkimi Evropian.

 

Të arrestuarit janë koka e grupit kriminal, pronari i hotelit dhe transportuesi. Po ashtu u shpall në kërkim nga efektivët edhe një person i katërt.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *