E martë, 6 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Trafik droge dhe prostitucion/ Çfarë ndodhi në Dibër! Efektivi i “Shqiponjave” ra nga muri gjatë operacionit për kapjen e 35-vjeçarit

Gentian Meda, efektiv i “Shqiponjave” mbeti i plagosur gjatë një operacioni për kapjen e një personi të shumëkërkuar në qytetin e Dibër.

Policia ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e koduar “Vendimi”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi Klodian Llomi (Mazari)., 35 vjeç, banues në fshatin Kërçisht, Maqellarë.

Reklamë

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit, ka njohur dënimin e Gjykatës së Apelit të Romës në Itali, ku ka për të vuajtur dënimin e mbetur 6 vite, 7 muaj e 2 ditë burg për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Policia njofton se gjatë këtij operacionit, efektivi i Forcës së Posaçme “Shqiponja”, inspektori Meda, gjatë kapjes së personit në kërkim është rrëzuar nga një mur rrethues, duke pësuar dëmtime trupore.

Punonjësi i policisë është transportuar me helikopter në drejtim të Tiranës, për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë