Në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar zbarkoi në Shkodër për të arrestuar 13 persona.
Nga të dhëna të siguruara përmes burimesh, Vizion Plus mësoi se fletëarrestet janë lëshuar për anëtarë të një organizate kriminale që kryente trafik ndërkombëtar droge nga Amerika Latine.
Në pranga kanë përfunduar 8 persona ndërsa 5 janë shpallur në kërkim, mes të cilëve edhe ish-shefi i krimeve të Komisariatit nr 3 në Tiranë, Erjon Dani që dyshohet se është vënë nën funksion të krimit, por që nuk është më pjesë e strukturave shtetërore.
Ngarkesat e lëndëve narkotike varionin nga 850-1000 kilogramë.
Operacioni që u udhëhoq nga prokurori Adnan Xholi, ka ardhur si pasojë e zbërthimit të aplikacionit SKY ECC./vizionplus.tv





