E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Tradita/ Parada e Babagjyshave në Korçë gëzon fëmijët

Ne Korçë si çdo vit është organizuar parada e babagjysheve.

Një manifestim simbolik ku fëmijë dhe prindër të paraprirë nga babagjyshi ecin në rrugët kryesore të qytetit duke sjellë atmosferën festive.

Ne qendër të qytetit u mblodhen dhjetera vogëlushë të cilët te gjithe jane veshur si babagjysh duke u  bërë pjesë e kësaj atmosfere festive, që për nga menyra e organizimit haset keshtu vetëm në qytetin më të madh në juglindje të vendit.

Ndërkohë që pas parakalimit simbolik që u organizua fëmijë dhe prindër janë mbledhur në pazarin e vjetër  te Korces për të festuar së bashku por edhe për të dhënë edhe dëshirat e tyre për babagjyshin në kutine  e dëshirave.

Reklamë

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë