Diferencën në fund e bën tradita, fanela, historia. Ky është mesazhi që dha mbrëmja e të mërkurës në Champions, ku u luajtën dy ndeshjet e kthimit të 1/8.

Bayerni i Mynihut dhe Milani siguruan biletat për në çerekfinale, ndërsa PSG dhe Totenhem mbetën me gisht në gojë.

 

Veçanërisht parizienët, milionat e të cilëve merkato pas merkato dhe yjet në organikë si Messi dhe Mbappe, sërish nuk mjaftojnë për të realizuar ëndrrën e suksesit europian.

 

Francezët u mundën 2 me 0 në Alianz, teksa kishin humbur 1 me 0 edhe në shtëpi ndeshje me dy fytyra në Mynih.

 

Një pjesë e parë e mirë e miqve, me shumë intensitet, qarkullim më i mirë i topit dhe më tepër raste të rrezikshme pranë portës së Zomer. Messi ishte ai që iu afrua ndjeshëm golit, por Davis dhe portieri zviceran e ndalën. Pastaj ishte radha e Musiales, për të sjellë panik tek parizienët, por Donaruma ishte super.

 

Mirëpo heroi i vërtetë i ndeshjes në pjesën e parë ishte De Ligt, i cili largoi në vijën fatale një gjuajtje të Vitinjes, pas një gafe të portierit Zomer.

 

Pjesa e parë u mbyll me një fakt domethënës. Kilian Mbape pa qenë kurrë i rrezikshëm, falë një super Stanisic, në të dytën ndeshja kanë tjetër pamje. Bavarezët duke shfrytëzuar mbrojtjen e pasigurt të PSG, nis të jetë më agresive.

 

Pas një goli të anuluar për pozicion jashtë loje, të Cupo-Moting, në të 61 një gafë e Verratit i jep mundësi sulmuesit francez i asistuar nga Gorencka, që të kalojë në avantazh gjermanët.

 

Një gol që shuan parizienët, rreziqet e të cilët për të barazuar i krijon vetëm Sergio Ramos dy herë me kokë, asgjë më shumë. Ndërsa Bajerni, përmes zbritjeve të shpejta, goditi sërish në fund përmes Gnabri, duke i dhënë jetë festës në Alianz.

Supersfida u transmetua ne Tring.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *