Sigurisht që tradhtia është një nga gjërat më të rënda për një marrëdhënie dhe kryeson listën e gabimeve të cilat e çojnë lidhjen tuaj drejt fundit, por ama nuk është i vetmi gabim në listë.

1.Gënjeshtrat dhe sekretet.

Nëse i mbani vazhdimisht gjëra të fshehta partnerit, do të vijë momenti që këto detaje do të krijojnë një problem të madh në besimin reciprok që duhet të keni. Gjithashtu, gënjeshtrat me kalimin e kohës marrin akoma më shumë rëndësi, pavarësisht se mund t’i keni thënë vetëm sa për të shmangur një debat.

2.Të mbani mëri.

Është normale të mërziteni, acaroheni apo të mos jeni dakord me njëri-tjetrin. Kjo nuk do të thotë që duhet të mbani inat apo të qëndroni të mërzitur për ditë me radhë. Duhet të keni të qartë që sado të mbani mëri në heshtje, nuk do të arrini dot të “detyroni” tjetrin të mendojë apo të ndihet njësoj si ju. Në vend të kësaj, thjesht diskutoni qetësisht dhe pranoni faktin që ndoshta në disa pika nuk mund të përputheni dot.

3.Mungesa e komunikimit.

Kjo praktikisht është një nga gjërat që e vret një lidhje. Mungesa e komunikimit, qoftë për një problem apo qoftë për gjëra të përditshme, e bën marrëdhënien monotone dhe iu largon nga njër-tjetri. Sidomos kur bëhet fjalë për çështje të cilat duhet diskutuar dhe zgjidhur në çift, e jo të zgjidhni të mos përballeni dhe të vazhdoni sikur asgjë nuk ka ndodhur./Living

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *