Tottenham Hotspur shpartalloi Leicester ne takimin rikuperues te javës se 28, duke konsoliduar vendin e dyte ne renditjen e përgjithshme te Premier League, çka përkthehet ndryshe nje vend direkt ne Champions League sezonin e ardhshëm.

 

6-1 ne “King Poëer Stadium” me nje super Harry Kane autor i katër golave përballë nje skuadre qe ne fakt e kishte siguruar edhe matematikisht qëndrimin ne elitën e me te mirëve ne ishull. Nje nje sezon ku vetëm Chelsea arriti t’i priste rrugën drejt titullit, skuadra e teknikut Pocetino edhe ne kete përballje luajti një futboll spektakolar, duke gjetur me mjaft lehtësi rrjetën.

 

Londinezet zhbllokuan shifrat ne minutën e 25 me Harry Kane përpara se koreani Son Heung Min te mbyllte ne avantazh te dy golave pjesën e pare.

 

Dhelprat ngushtuan diferencën me Chilëell ne minutën e 59, por Harry Kane kater minuta me vone rriti epërsinë per Spursat. Përballë nje kundërshtari inekzistent, miqtë ne minutën e 71 shënuan golin e katërt me koranin Son përpara se sulmuesi i kombëtares angleze te shënonte edhe dy gola te tjerë ne fundin e takimit.

 

Per Harry Kane 26 gola kete sezon, duke kaluar tashme ne krye te listës se golashënuesve përpara Lukaku dhe Alexis Sanchez. 23-vjeçari pritet te mbroje kreun e bomberit pikërisht ne shtëpi ne javën e fundit kundër skuadrës se Hull City qe është përshëndetur me Premier Leaguen.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *